Shaqiri: Ja si fitohet titulli i Premier Ligës

18 janar 2019 | 13:34

Lojtarët e Liverpoolit duhet të ruajnë mentalitetin fitues nëse dëshirojnë suksesin në Premier Ligë.

Kështu ka thënë Xherdan Shaqiri, një nga transferimet më të mira të këtij sezoni në Premier Ligë, ku për 12 milionë euro kaloi te Liverpooli nga skuadra e Stoke.

‘The Reds’ janë rrugës së mirë për t’i dhënë fund pritjes së gjatë prej vitit 1990 pa një titull të fituar në Premier Ligë.

“Natyrisht, trajneri tenton ta largojë presionin nga lojtarët. Kjo është plotësisht normale, por nëse e sheh se ke mundësi të fitosh diçka, atëherë duhet ta përdoresh mentalitetin fitues edhe në fushë”, ka thënë Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit. Shaqiri deri më tani ka regjistruar 22 paraqitje për Liverpoolin, dhe 17 prej tyre janë vetëm në Premier Ligë, ku ka shënuar edhe gola të rëndësishëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsimtari i dalluar Fatmir Krasniqi, shpalos  rrugëtimin  e tij shumëvjeçar…