Shaqiri kujton luftën e Kosovës dhe krimet serbe

22 janar 2018 | 14:48

Ai ka treguar se si forcat serbe kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka. Xherdan Shaqiri ka rrëfyer fëmijërinë në Kosovë. Ai ka treguar se si forcat serbe kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka.

“Kam banuar vetëm pesë minuta larg fushave. Kjo ishte e përsosur për mua. Dhe kështu filloi gjithçka. Ndiheshe i lirë, pa telashe. Luanim si një person i lirë, dhe ky sigurisht ishte një hap i madh për mua”, ka deklaruar Shaqiri.

“Jam lindur në Kosovë, një shtet shumë i varfër. Nuk ka shumë vende pune dhe nuk ka shumë para. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur, këtë e kam parë me sytë e mi. Kurse, shtëpia ime mezi po qëndronte në këmbë. Ata kishin shkatërruar dhe vjedhur gjithçka që ishte brenda. Kishin vandalizuar edhe muret. Kur ktheheni atje pas luftës dhe shikoni gjithë këto gjëra ju filloni të shihni gjërat ndryshe”, ka treguar Shaqiri për pasojat që i ka shkaktuar Serbia gjatë luftës Kosovës.

Shaqiri i lidhur me jetën në Zvicër deklaroi: “Jam i lumtur këtu në Zvicër, ku jemi të sigurt dhe mund të jetojmë në paqe. Jam rritur me futbollin dhe do të pensionohem duke luajtur futboll. Është gjëja më e mirë që ka mundur të më ndodhë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka, pas takimit…