SHBA, 1330 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

27 prill 2020 | 09:20

Shënohet një rënie e ndjeshme e numrit të viktimave prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Bashkuara të Amerikës.

Në 24 orët e fundit kanë gjetur vdekjen 1.330 persona, krahasuar me 2.494 me një ditë më parë.

Totali i të infektuarve në SHBA shkon në 987 mijë, ndërsa i viktimave në 55.415.

New York mund të rihapë disa aktivitete, si ndërtimi dhe manifaktura duke nisur nga 15 maji, por vetëm në zonat më pak të goditura nga pandemia.

Kjo deklaratë u bë nga kryebashkiaku Andrw Cuomo, në ditën kur u shënuan 367 viktima, ose shifra më e ulët që nga 31 marsi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarë të Koresë së Jugut bëjnë thirrje për mospërhapje të…