ShBA-ja dërgon një batalion të Gardës së Iowas në Kosovë

27 dhjetor 2023 | 22:54

Tridhjetë e tre ushtarë të Gardës Kombëtare të Iowas të Detashmentit 1, Kompania C (Medevac), Batalioni 2-211 Mbështetës i Përgjithshëm i Aviacionit, do të vendosen këtë të premte në Kosovë për një turne nëntë-mujor.

Ky mision është në mbështetje të operacionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

“Misioni i tyre primar do të jetë kryerja e operacioneve të drejtpërdrejta ajrore, mbështetja për furnizim me karburant dhe mirëmbajtje për forcat e ShBA-së, koalicionit dhe për forcat e Sigurisë së Kosovës”, ka njoftuar “communitynewspapergroup”.

Aty thuhet se misioni paqeruajtës ndërkombëtar i udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë është një mision i qëndrueshëm që është i përqendruar në stabilitetin lokal dhe rajonal brenda vendit dhe Evropës Lindore.

Ceremonia e dërgimit të komunitetit do të mbahet në Qendrën e Mbështetjes së Aviacionit të Ushtrisë së Aeroportit Waterloo (2245 W Big Rock Rd, Waterloo, IA 50703) në orën 9 të mëngjesit të së premtes (sipas kohës lokale), 29 dhjetor dhe është e hapur për publikun.

Njësiti thuhet se do të niset me avion ushtarak menjëherë pas ceremonisë, ndërsa i njëjti shkon në kampin Fort Cavasos, Teksas për të përfunduar stërvitjen para mobilizimit. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i…