SHBA-ja do të dërgojë 300 milionë dollarë armë në Ukrainë

03 maj 2023 | 10:26

Shtetet e Bashkuara do t’i dërgojnë Ukrainës rreth 300 milionë dollarë ndihmë ushtarake, në kohën kur luftëtarët ukrainas po përgatiten për një ofensivë pranverore kundër ushtrisë pushtuese ruse.

Njoftimi zyrtar për ndihmën pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, thanë zyrtarët amerikanë.

Paketa do të përfshijë fishekë për artileri, obusë, raketa për sistemin Himars, mortaja dhe pushkë antitank.

Për herë të parë, SHBA-ja do të dërgojë edhe raketa Hydra-70, të cilat lëshohen nga avionët dhe mund të përdoren si mbështetje nga ajri për avancimin e forcave tokësore të Ukrainës.

Armët do të nxirren nga stoqet e Pentagonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga detyra…