Shkarkimi i ekipit menaxhues për Asociacionin, Mushkolaj: Propagandë qeveritare

03 maj 2023 | 10:12

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka liruar nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, të thirrur për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Opinionisti Imer Mushkolaj ka shkruar në “Facebook” se ky ekip është dashur të shkarkohet më herët, e jo pasi ka prodhuar një dokument të dëmshëm.

Sipas tij, vendimi për shkarkimin e ekipit tash është i kotë dhe veç propagandë qeveritare.

“Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit, që e paska shkarku qeveria, edhe ashtu s’ka pasë tjetër punë. Ky ekip është dashtë të shkarkohet më herët, e jo pasi ka prodhuar një dokument të dëmshëm, që do të shërbejë si bazë për negociata. Vendimi për shkarkimin e ekipit tash është i kotë dhe veç propagandë qeveritare”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reporterët Pa Kufij sot ka publikuar Indeksin e Lirisë së…