ShBA-ja feston Ditën e Pavarësisë, tanke në rrugët e Uashingtonit (Video)

04 korrik 2019 | 16:02

Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) u ka kërkuar banorëve të Uashingtonit të mos përfshihen nga paniku, nëse shohin tanke në rrugë në Ditën e Pavarësisë.

Së paku dy transportues “Bradley” dhe dy tanke “M1A1 Abrams” janë vendosur në qendër të kryeqytetit amerikan, me rastin e 4 Korrikut.

Koloneli i ushtrisë, Sunset Belinsky, ka thënë se banorët do t’i shohin mjetet duke lëvizur nëpër lagjet e tyre, por ata nuk duhet të përfshihen dhe as të përhapin panik. Për vetë banorët, e gjithë kjo, është e frikshme dhe e panevojshme.

“Unë shoh tanke në rrugë dhe ndjej frikë. Ku po shkojmë ne si vend. A mos po militarizohemi më shumë? Kjo nuk më pëlqen aspak. Për mendimin tim e gjithë kjo është një lloj shpenzimi i panevojshëm parash”, janë shprehur disa qytetarë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se festimet do të jenë një shfaqje që vjen një herë në jetë. 4 Korriku shënon sivjet 243-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së.

Demonstrimi i fuqisë ushtarake në këtë ditë nuk është i zakonshëm por Presidenti Trump, duket se u fiksua me idenë e një parade pasi mori pjesë në festimet e ditës së bastijës, në Paris, dy vjet më parë.

Presidenti Trump pritet të mbajë edhe një fjalim, gjë që nuk përkon me traditën. Kritikët kanë thënë se Trumpi do të përpiqet ta përdorë këtë ngjarje si fushatë për mandatin e dytë në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zendaya me plot kuptimin e fjalës ka shkëlqyer në Javën…