ShBA-ja ia jep Shqipërisë 17 milionë dollarë për ushtri

25 maj 2022 | 14:49

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral Bajram Begaj, ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë alokuar një buxhet-grant  për Shqipërinë  në vlerë prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë e saj mbrojtëse.

Pas një takimi në Pentagon me shefin e shefave të shtabit të bashkuar të ushtrisë amerikane, Mark Milley, gjenerali Begaj për “Zërin e Amerikës” ka thënë se ShBA-ja dhe Shqipëria kanë një bashkëpunim ushtarak dhe një zyrë për koordinimin e buxheteve.

“Ne kemi një zyrë bashkëpunimi ushtarak me Shtetet e Bashkuara, e cila gjendet në Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare dhe kjo zyrë koordinon të gjitha buxhetet, të cilat jepen nga shteti amerikan për të ndihmuar forcat e armatosura shqiptare. Këto buxhete ndahen në dy kategori. Një buxhet janë grandet të cilat janë falas për të rritur fuqinë mbrojtëse të vendit dhe një kategori tjetër, e cila është me buxhete të përbashkëta, të cilat ndihmojnë në fuqizimin e kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe këtë radhë shteti amerikan ka akorduar një buxhet-grant prej 17 milionë dollarësh për të rritur fuqinë mbrojtëse të forcave të armatosura dhe për të rritur kapacitetet mbrojtëse. E theksoj që çdo buxhet i modernizimit të forcave të armatosura shqiptare, shkon për të rritur aftësitë tona mbrojtëse. Ne nuk kemi asnjë synim për agresion apo për t’i shpallur luftë dikujt. Ne jemi thjesht në atë çfarë kërkonte NATO si aleancë, që të bëjmë mbrojtje dhe shkurajim për çdo armik apo për çdo kundërshtar”, ka thënë ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe…