ShBA-ja, Majkos: Je i rrezikuar nga shërbimet iraniane

10 gusht 2018 | 10:56

Ish-kryeministri dhe ministri aktual i Diasporës, Panedeli Majko është nën kërcënim nga agjentë të shërbimit sekret iranian.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Majko, në një intervistë dhënë për rrjetin televiziv amerikan, “Fox News“.

“Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i ka thënë ‘Fox News’ se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënimi kundër tij. Ndërsa ai (Majko) ka thënë se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt, dhe ka shtuar se nuk ka frikë” ka raportuar televizioni amerikan.

Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve-opozitës së regjimit të Iranit që ndodhet në Shqipëri.

Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko ka thënë se nga shërbimet amerikane i është thënë të ketë kujdes dhe të rrisë ruajtjen personale, përcjell “mapo.al”.

Një muaj më parë, autoritetet e BE-së kanë deklaruar se kanë ndaluar një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian.

Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të ShBA-së dhe BE-së që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho këmbëngul se Paul Pogba është i lumtur të…