ShBA-ja të ndërmjetësojë në dialogun midis dy shteteve Kosovë – Serbi

24 tetor 2019 | 08:53

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka vlerësuar se moshapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është vendim i gabuar i Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se është gabim strategjik mbetja e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor jashtë orbitës së BE-së.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Reka ka deklaruar se presidenti Macron pretendon të bëhet lideri evropian pas pensionimit të Merkelit dhe pas daljes së Britanisë nga BE-ja.

Ai ka thënë se ka ardhur koha që ShBA-ja ta ndërmjetësojë dialogun midis dy shteteve Kosovë – Serbi.

Reka ka theksuar se amerikanët u rikthyen në Ballkan kur e panë paaftësinë dhe dështimin e BE-së për ta ndërmjetësuar dialogun.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alpet dhe bregdeti e bëjnë Shqipërinë vendin më joshës për…