ShBA kalon në sulm, rrëzon katër dronë të kontrolluara nga grupi Houthi

24 dhjetor 2023 | 17:11

Shtetet e Bashkuara rrëzuan katër dronë që kishin si objektiv destrojerin amerikan në Detin e Kuq.

Dronët ishin lëshuar të shtunën nga zonat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, tha Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara.

“Ky është rasti i 14 ose 15 që militantët Houthi kryejnë sulme ndaj anijeve tregtare që prej 17 tetorit”, njoftoi ushtria amerikane në rrjetin X.

Militantët e grupit Houthi të lidhur me Iranin, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë ndërprerë tregtinë botërore për javë të tëra duke kryer sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab, në skajin jugor të Detit të Kuq, sulme që ata thonë se po i bëjnë në shenjë hakmarrje ndaj luftës së Izraelit në Gazë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tirana arrin të dalë te fitorja, por me një sukses…