Tirana e pamëshirshme, mund me 5 gola Egnatian

24 dhjetor 2023 | 17:06

Tirana arrin të dalë te fitorja, por me një sukses spektakolar 5-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias kryesuese.

Pjesa e parë ishte e barabartë, por diferencën e bëri goli i Haxhiut në minutën e 25-të.

Në të dytën, ndeshja merr zhvillim tjetër, kur Aleksi në minutën e 67-të ndëshkohet me karton të kuq dhe lë Egnatian me 10 vetë. 1 minutë më pas, pas një gabimi të mbrojtjes rrogozhinase, Latifi shënon edhe golin e dytë.

Vendasit marrin golin e nokautit në minutën e 74-t, kur Haxhiu del i vetëm përballë portierit dhe shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Tiranën.

Makthi për Egnatian, teksa më pas miqtë shënojnë edhe dy gola të tjetër, fillimisht me Abazajn dhe më pas me Latifin, i dyti për të në këtë sfidë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për katër raste të dhunës…