ShBA ndihmon spitalin e Gjakovës me një CT

02 dhjetor 2020 | 17:52

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar të mërkurën Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një skaner- tomografi kompjuterike (CT).

Në ceremoninë e pranim – dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur.

ShBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë̈, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) u mbajt ceremonia…