SHBA ngre shqetësime për zgjedhjet në Bosnje

09 tetor 2018 | 10:51

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për, siç thanë, “mangësitë” në procesin zgjedhor në Bosnje, duke shtuar se “mbeten të përkushtuara për një Bosnje të qëndrueshme dhe të begattë”.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, ka deklaruar se shqetësimet kanë të bëjnë me saktësinë e regjistrimit të votuesve, paanshmërinë e vëzhguesve zgjedhorë, qasjen e barabartë në media dhe keqpërdorimin e burimeve publike.
Ajo nuk e bëri të qartë se çfarë saktësisht qëndron pas shqetësimeve të ngritura.
Në zgjedhjet e 7 tetorit në Bosnje, nacionalisti serb, Millorad Dodik, i cili ka bërë thirrje për ndarjen e Bosnjës, ka fituar ulëse në presidencën trepalëshe, së bashku me kandidatin boshnjak, Shefik Xhaferoviq, dhe atë kroat, Zhelko Komshiq.
Agjencia e lajmeve “AP” ka njoftuar njoftoi se kundërshtarët e Dodikut po kërkojnë rinumërim të votave për shkak të, siç thuhet, “mospërputhjeve të shumta”./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje deputetëve…