SHBA shënon numrin më të ulët të viktimave nga COVID prej fundit të marsit

25 maj 2020 | 11:46

Numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA ka rënë në më pak se 1 mij gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, 638 persona kanë ndërruar jetë në një ditë, shifra më e vogël e regjistruar që prej 29 marsit.

Në vend totali i të prekurve nga Covid është 1.643 500 prej të cilëve 97 722 kanë humbur jetën.

SHBA vendosi pezullimin e hyrjeve në vend për jo-amerikanët që vijnë nga Brazili. Tashmë Amerika e Jugut konsiderohet si epiqendra e re e pandmisë nga OBSH.

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se “Presidenti Trump ka vendosur të mbrojë vendin duke pezulluar hyrjen e të huajve që kanë qenë në Brazil në 14 ditët e fundit para mbërritjes së tyre në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Testi i shpejtë i pështymës Covid-19 do të jetë i…