Shefi i Mercedesit: Hamiltoni do të fitojë titullin e tetë me ne

18 maj 2023 | 16:12

E ardhmja e Lewis Hamilton është e paqartë për shumë vetë por jo për shefi i Mercedes, Toto Wolff. Ai konfirmon se 7 herë kampioni i botës në Formula 1 do të vijojë të garojë për makinën gjermane. Jo vetëm kaq, por Hamiltoni synon titullin e tetë kampion me Mercedesin.

“Mendoj se ai ndihet shumë i fortë. Të gjithë e dinë se këtë vit nuk do të kemi mundësi të konkurrojmë për titullin kampion për pilotë, por e ardhmja është ndryshe. Duhet vetëm t’i ofrojmë një makinë që të jetë e aftë të fitojë titullin, një paketë fituese dhe më pas ai e di se çfarë duhet bërë”, ka thënë Toto Wolff.

“Ai do ta fitojë titullin e tetë kampion me ne. Nuk kam asnjë dyshim që Lewis është i motivuar për ta arritur këtë gjë me ne. Kjo është ajo që ai dhe ne duam. Personalisht kam një marrëdhënie shumë të mirë me të dhe skuadra e do. Ka mbi 10 vjet me ne dhe do ta vazhdojmë bashkëpunimin”, u shpreh Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për Mashan Jovanoviqin nga Leposaviqi, pjesa veriore e Kosovës, shpronësimi…