Shefi i Mercedesit: Sukseset e Schumacherit janë arritur në një nivel krejt tjetër

19 korrik 2019 | 13:45

Objektivi i Lewis Hamilton është të arrijë rekordet e Michael Schumacher, por për shefin e Mercedesit, Toto Wolff, kjo gjë është e pamundur.

Piloti britanik ka korrur 80 fitore në Formula 1 dhe është 11 fitore larg legjendës Michael Schumacher. Gjithsesi, ish-piloti i Ferrarit numëron 7 tituj kampionë bote në Formula 1, dy më shumë se Hamiltoni.

“Nëse një pilot ka talent, nëse punon fort, ashtu sikurse Hamilton dhe ndodhet në një makinë që në ato momente është më e mira, natyrisht që mund të triumfojë gjithnjë. Gjithsesi, ajo që ka arritur Michael është ende maksimumi. Ato rezultate janë arritur në një nivel krejt tjetër nga ky që është sot në sportin tonë”, ka thënë Wolff. “Nuk do të jetë e lehtë, por Lewis është në rrugën e duhur. Ai ka ende shumë fitore përpara dhe tituj për të fituar për t’u barazuar me Schumacher”, u shpreh shefi i makinës gjermane. Hamilton mban sot rekordin e “pole position”, 86, askush si ai në Formula 1 (Schumacher ka arritur 68 pole).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Diasporës…