Shefi i ZRrE-së: Ka pasur kompani të palicencuara për shitblerjen e energjisë, por s’e di numrin

30 shtator 2022 | 14:39

Shefi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, e ka pranuar se në Kosovë kanë operuar tregtarë për shitblerjen e energjisë gjatë periudhës së krizën energjetike në vend.

Para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, Fejzullahu ka thënë se nuk e di numrin dhe emrat e kompanive që kanë operuar pa licencë në Kosovë.

Në pyetjen e deputetit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, se “a ka qenë ZRrE në dijeni që në Kosovë kanë operuar kompani të palicencuara”, Fejzullahu ka thënë se po “por nuk e di saktë sa është numri”.

“Nuk e di saktë sa është numri. Sipas draft raportit fillestar e kemi informatën që ka pasur dhe në momentin që e kemi marrë informatën kemi kërkuar që ato të licencohen menjëherë”.

“Sa kanë qenë nuk e di. Kemi informata që ka pasur disa kompani që kanë operuar për shkak të tranzicionit që e përmenda më herët”.

“Në momentin që kemi marrë informatën, kemi kërkuar që të ndalohet operimi i tyre. ZRrE ka kërkuar që të gjithë të licencuarit ta ndërpresin tregtimin me kompaninë në fjalë”, ka thënë Fejzullahu.

Sipas tij, ZRrE-ja nuk e ka mandatin që në kohë reale t’i ndalojë aktivitetet ilegale. /Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar të premten me…