Shefja e FMN-së: Duhet mbrojtur tregtia e lirë dhe multilateralizmi

16 tetor 2019 | 17:07

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, ka thënë se vendet duhet të mbrojnë multilateralizmin dhe një sistem tregtar të drejtë dhe transparent për t’i dhënë nxitje tregtisë.

Georgieva, që mori detyrën në krye të fondit më 1 Tetor, i bëri komentet në një intervistë me televizionin botëror kinez, ku dha vlerësimin e saj për proteksionizmin tregtar.

Ajo tha se askush nuk do të përfitojë nga lufta tregtare dhe të gjithë vendet duhet të ulin barrierat dhe stimulojnë tregtinë e lirë.

“Ne duhet të mbrojmë tregtinë e lirë, për shkak të përfitimeve që ka në rritjen ekonomike, tregun e punës dhe reduktimin e varfërisë. Të gjithë humbasin nga pasojat e luftës tregtare. Mesazhi ynë është rindërtimi i kapacitetit të tregtisë për të nxitur ekonominë në të gjithë botën. Duhet të bashkëpunojmë për një sistem tregtar të drejtë, transparent dhe përfitues”, është shprehur Georgieva, shkruan “scantv”.

Ndërkohë që Georgieva ka thënë disa herë se multilateralizmi është përgjigja e duhur, ajo theksoi se deri më tani, përfitimet e këtij sistemi janë shpërndarë në mënyrë jo të barabartë, nëpërmjet tregtisë dhe teknologjisë.

“Për rrjedhojë, nëse nuk përqendrohemi tek këto çështje, do të jetë e vështirë mbështetja për multilateralizmit”, u shpreh ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…