Veseli takon Apostolovën, flasin për qëndrimet e PDK-së

16 tetor 2019 | 17:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka pritur të mërkurën në takim shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për qëndrimet e PDK-së.

Lideri i PDK-së e ka informuar Apostolovën për qëndrimet e PDK-së si lidere e opozitës së ardhshme.

“Gjatë takimit me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë znj. Apostolova diskutuam për zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe sfidat që na presin. Theksuam se procesi ishte në përputhje më standardet më të larta të demokracisë duke dëshmuar një pjekuri të institucioneve tona. Partia Demokratike do të jetë një opozitë efikase dhe konstruktive që do të ketë në qendër të veprimtarisë të saj zërin e qytetarit dhe interesin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Veseli pas këtij takimi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dita Botërore e Standardeve 2019 u shënua të mërkurën me…