Shefki Abdullahu: Kosova ta ruajë miqësinë me ShBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë

07 janar 2018 | 19:43

Shefki Abdullahu njohës i proceseve politike në vend ka folur rreth bashkëpunimit që duhet të ketë Kosova me miqtë e saj ndërkombëtarë.

Ai ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kultivojmë miqësinë e përhershme me miqtë tradicional ShBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Austrinë.

“Rivaliteti politik në demokraci nuk bëhet duke ofenduar rivalin tuaj politik…,por duke ndërtuar vizion qeverisës (program më të mirë) se rivali juaj politik. Populli është sovrani që përzgjedhë udhëheqësin e shtetit në demokracitë e avancuara… Mbi të gjitha më e rëndësishmja është interesi i përgjithshëm kombëtar i gjeneratave aktuale dhe atyre që do i lëmë pas…! Të kujdesemi dhe kultivojmë miqësinë e përhershme me miqtë tradicional si ShBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Austrinë”, ka shkruar Abdullahu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së sekretarit organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl…