Shefki Kuqi flet për festimin e famshëm të tij

08 dhjetor 10:51

Ish-futbollisti i njohur, Shefki Kuqi është i ftuar në emisionin sportiv “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7.

Ai foli edhe për festimin e famshëm që e bënte pas shënimit të golit.

“Ai momenti, ajo adrenalina kur jep gol. E kam filluar këtë qysh në Finlandë, kur shkova në Angli pastaj u bë e njohur. Nëse luan në ‘Old Trafford’, nuk është më stadium, është teatër. Edhe ne në një mënyrë jemi artistë, duhet me dhënë shfaqje. Për herë të fundit e kam bërë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, para dy-tri viteve”, ka thënë Kuqi në T7.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo është larguar nga Manchester United, kurse për herë…