Shefki Kuqi, trajner i ri i Feronikeli ‘74

29 dhjetor 2023 | 15:07

Presidenti i klubit Feronikeli ’74, Erlind Krasniqi ka konfirmuar se Shefki Kuqi do të jetë trajner i ri i skuadrës nga Drenasi.

Dje (e enjte) gjatë ditës, Feronikeli ’74 konfirmoi se ka arritur marrëveshje me Xhengiz Rexhepin, për shkëputjen e kontratës.

Dhe nuk ka shkuar as një ditë e plotë, klubi drenicas ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri.

Bëhe fjalë për trajnerin vushtrrias, Shefki Kuqi, i cili do ta udhëheq Niklin në pjesën pranverore të sezonit 2023/24.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deklaratat e përsëritura të presidentit të Republikës Sërpska në Bosnje…