SHEKULLI I RI

23 maj 2022 | 02:33

Agron Krasniqi

Zotriu dhe zonja ecin të buzëqeshur
Dy zogj krahëhapur pranë tyre fluturojnë
Zotëriu flokëbardhë dorën n’supe të zonjës
Të dy i lutën zotit edhe shumë të rrojnë

Matanë rrugës nën hije dy tjerë po flasin
Teksa ata mbanin në dorë një roman
Zotriu në moshë të thyer i tha zonjës së tij
Kjo zemra ime brenda,vetëm ty të mbanë

Njëri piqte kafen tjetri po gatuan
Kudo shkojnë së bashku e janë të pandarë
Zotriu edhe zonja të lumtur gjithëmonë
Dashuri të tillë s’ kishte kohë më parë

Eh si kanë jetuar shekullin para nesh
Zotriu i tha zonjës, veturën që ngiste
Atëherë në atë shekull,ai zotëriu si unë
Zonjën e tij në emër kurrë nuk e thërriste

Zotriu i thotë zonjës teksa e përqafon
Lum ne që jetojmë n’këtë shekull të ri
Sikur të na shihnin ata para nesh
Të rinj edhe pleq do na kishin lakmi

Maj 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë lule…