Shemben dy ndërtesa në Marsejë, deri në 10 persona ende nën rrënoja

09 prill 2023 | 13:46

Rreth 10 persona mendohet të jenë nën rrënoja pas një shpërthimi që ka shkaktuar shembjen e dy ndërtesave të banimit në qytetin jugor francez të Marsejit të dielën, ka thënë ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin.

Nuk dihet ende shkaku i shpërthimit.

Shembja ka shkaktuar një zjarr që ka ndërlikuar përpjekjet e shpëtimit dhe që Darmanin ka thënë se mund të duhen orë të tëra për ta shuar. Ai tha se autoritetet vlerësuan se ishin nga katër deri në 10 persona nën rrënoja.

Pesë persona janë dërguar në spital me lëndime të rënda, por jo të rrezikshme për jetën dhe një person i gjashtë po trajtohej për tronditje, shtoi ai, raporton “Reuters”.

Një ndërtesë e tretë është shembur pjesërisht dhe njerëzit janë evakuuar nga rreth 30 ndërtesa në zonë.

Objektet që janë shembur në Rue de Tivoli nuk dihej se kishin ndonjë problem strukturor, ka thënë Darmanin.

“Mendimet tona janë me Marsejin”, ka thënë presidenti Emmanuel Macron në një mesazh në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…