Shembet çatia e një shkolle, 11 të vdekur në verilindje të Kinës

24 korrik 2023 | 08:30

Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi shkolle në veri-lindje të Kinës u shemb ndërsa po përdorej nga një ekip volejbolli për vajza, raportojnë mediat shtetërore.

Shumë prej viktimave janë fëmijë, thonë dëshmitarët okularë për mediat lokale, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Prindërit e shqetësuar janë grumbulluar në një spital aty pranë duke kërkuar informata të mëtejshme.

Siç thuhet më tej, vetëm tetë nga 19 personat që ishin brenda palestrës në provincën industriale të Heilongjiang mbijetuan.

Aksidentet në ndërtim janë të zakonshme në Kinë dhe janë fajësuar për standardet e dobëta të sigurisë dhe zbatimin e dobët të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës së fundmi…