Shembet një objekt në Fushë Kosovë, ishte në ndërtim e sipër

22 prill 2019 | 22:00

Mbrëmjen e sotme një objekt është shembur në Fushë Kosovë.

I njëjti objekt raportohet se ka qenë në ndërtim e sipër.

“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Elez Berisha në zonën industriale në Fushë Kosovë është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dal njësitet e nevojshme policore”, ka thënë për “lajmi.net”, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me këtë ngjarje janë njoftuar organet kompetente

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria vijon të tërheqë vëmendjen e botës për bashkëjetesën e…