Shëndetësia të mërkurën hynë në grevë të përgjithshme

24 dhjetor 2018 | 11:20

Punëtorët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e kanë filluar grevën më 7 dhjetor.

Ata janë duke kërkuar ngritjen e pagave për mjekët dhe punëtorët teknikë, përmirësimin e kushteve si dhe implementimin e plotë të Kontratës Kolektive Sektoriale.

Kësaj greve pritet t’i bashkohen nga e mërkura edhe Klinika e Kirurgjisë, Ortopedisë, Urologjisë, Ophtalmologjisë, në përkrahje të kërkesave të tyre.

“Klan Kosova” rreth kësaj ka kontaktuar me Kryetarin e Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i cili tregoi nga e mërkura do të hyjnë në grevë në nivel nacional.

“I kemi njoftuar organet kompetente, Policinë, të gjithë se të mërkurën do të hyjmë në grevë të gjithë, në nivel nacional pa përjashtim” , ka thënë Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë pas një përleshje…