“Shenjat e Shtrigave” nën rrënojat 700-vjeçare të kishës mesjetare

26 tetor 2020 | 08:35

Grafite mesjetare për të cilat ekspertët besojnë se ishin shkruar që t’i dëbonin shpirtrat e këqij janë zbuluar nga arkeologët në dy gurë, në mbetjet e një kishe në Buckinghamshire.

Historianët besojnë se shenja të tilla janë shenja shtrigash, të krijuara për të larguar shpirtrat e këqij duke bllokuar sende në një vijë apo labirint të pafund.

Ato gjithashtu mund të interpretohen si orët e diellit të hershëm. Vendndodhja e një prej gurëve në kishën mesjetare të Shën Marisë, Stoke Mandeville sugjeron që shenjat mund të ishin krijuar për mbrojtje.

Zbulimi u bë nga arkeologët që po punonin për projektin hekurudhor me shpejtësi të lartë HS2, rruga e të cilit do të kalojë nëpër vendin e kishës nga shekulli i 12-të. Ndërtesa e kishës 700-vjeçare u braktis në vitin 1866, kur një kishë e re u ndërtua afër fshatit.

Puna nga arkeologët për gërmimin e kishës do të vazhdojë vitin e ardhshëm dhe përfshin heqjen dhe gjithashtu rivarrosjen e trupave në varre.

Lloje të ngjashme të shënjimit të shtrigave u panë në vendet mesjetare në të gjithë Britaninë e Madhe, duke përfshirë një set që u gjet vitin e kaluar në Creswell Crags, një grykë gëlqerore dhe një kompleks shpelle, i banuar gjatë dhe pas epokës së akullnajave.

Shenjat zakonisht janë gdhendur në gurë pranë dritareve, dyerve dhe vatrave të zjarrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka reaguar pas…