Shërbimi Korrektues lehtëson masat për vizita familjare

26 tetor 2021 | 15:34

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 28 tetor 2021, me urdhër operativ ka ndërmarr masa lehtësuese.

“Lejohen dy të rriturit dhe dy fëmijë për të vizatuar një të burgosur; vizitat familjare të mbahen në distance dhe me mjete mbrojtëse, maska të jetë e vendosur gjatë gjithë kohës; vizita në institucione të hapura pa barriera, të bëhen më mjete mbrojtëse, maska dhe të respektohet distanca; secili vizitor, para se të hyj në institucion, duhet të dëshmojë certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19; testi RT- PCR negativ për Covid-19, jo më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë”, ka njoftuar ShKK-ja.

Për fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk kërkohet testi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë holandeze e apelit ka vendosur në favor të…