Shërbimi Korrektues: Të premten nis lehtësimi i masave mbrojtëse ndaj Covid-19

06 maj 2020 | 13:19

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga pasnesër (e premte) do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse kundër Covid-19 në institucionet korrektuese.

“ShKK-ja nga data 08.05.2020 do të fillojë me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve”, ka njoftuar ShKK-ja.

Sipas këtij njoftimi, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim. (L.G: ‘Epoka e re’)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat që po interesohen për Marash Kumbullën po shtohen, kurse…