Sherifi: Dilema për demarkacionin ka VV-ja dhe Lista Serbe

13 mars 2018 | 19:21

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka deklaruar se ende nuk kanë votat për ratifikimn e demarkacionin.

Ai ka bërë të ditur se dilemat aktualisht janë tek deputetët e Listës Serbe dhe atyre të Vetëvendosjes.

“Aktualisht nuk janë votat e siguruar, po të kishin qenë do të ishte thirrë seanca. Nuk ka dilema a duhet të votohet apo të mos votohet sa i përket partive shqiptare. 78 vota janë “për” pa deputetët e Listës Serbe dhe nevojiten edhe dy apo tre vota, ose nga kjo parti ose nga deputetet e VV-së”, është shprehur Sherifi në një intervistë ne “Info Magazine”.

Sa i përket marrëveshjes aktuale për demarkacioni me Malin e Zi, Sherifi ka thënë se dallimi në mes të Nismës Socialdemokrate, AAK-së dhe VV-së qëndron tek deklarata e nënshkruar nga dy presidentët, Vujanoviq dhe Thaçi.

“Ata thonë se nuk është e mjaftueshme. Edhe nëse nuk është e mjaftueshme kjo është një mundësi për të ratifikuar marrëveshjen duke hapur një mundësi të re, që në të ardhmen të rishikohet marrëveshja”, është shprehur Bilall Sherifi.

Ai gjithashtu ka thënë se po të mos ekzistonte presioni i bashkësisë ndërkombëtare dhe i qytetarëve do të mund që fillimisht të rishikohej marrëveshja pastaj të ratifikohej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hetuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë akuzuar…