Sherifi: SBAShK-u dhe MAShT-i të gjejnë zgjidhje për kompensimin orëve të humbura

28 mars 2019 | 11:28

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar sot se debati në Kuvendin e Kosovës për orët e humbura në sistemin arsimor, ka për qëllim që SBAShK-u dhe MAShT-i të gjejnë një formë për kompensimin e tyre.

Ai këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku tha se nuk bëhet fjalë për orë të humbur por për minus të njësive mësimore.

“Jemi të gjithë dakord se nuk janë orë të humbura në një fabrikë, por minus në njësi mësimore. Debati ka për qëllim që të dalim me rekomandime që SBAShK-u dhe MAShT-i të gjejnë një formë për t’i kompensuar të gjitha këto”, ka thënë a Sherifi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Justin Bieberi është akuzuar shpeshherë se ai nuk e dashuron…