Sherifi: Thaçi s’duhet t’i udhëheq bisedimet me Serbinë

24 prill 2018 | 14:57

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se është kundër që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheq bisedimet me Serbinë, duke pasur parasysh rezultatet e deritanishme.

Këtë deklaratë ai e ka bërë në tryezën me temën “Në kërkim të konsensusit: Dialogu Kosovë-Serbi dhe perspektiva zgjeruese e BE-së”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur.

Në këtë tryezë është thënë se Kosova duhet të ketë konsensus për ta mbrojtur interesin nacional dhe shtetëror.

Po ashtu, është pohuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk është njeriu i duhur për t’i udhëhequr bisedimet me Serbinë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur…