Shërohen edhe 269 persona nga Covidi në Kosovë

20 janar 2021 | 15:12

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 269 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me Covid.

“Numri total i rasteve pozitive është 56 732 raste nga 213 372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 426 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 324”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Kamenicës është bërë me shkollë profesionale. Lajmin e…