Shërohet nga Covid-19, Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë

04 gusht 2020 | 15:32

Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri është shëruar nga COVID-19. Lajmin për shërimin e tij e ka bërë të ditur vet Gërguri në profilin e tij në “Facebook” duke falënderuar me këtë rast në mënyrë të veçante, mjekët që janë kujdesur për të dhe familjen e tij.

Ai ka porositur të gjithë qytetarët që të kujdesën për vetën, për familjet e tyre dhe gjithë të tjerët me të cilët kanë kontakt, duke respektuar masatë caktuar nga institucionet përgjegjëse.

Postimi i plotë i Gërgurit:

Të dashur miq, pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19, nga IKSHP sot pranova konfirmimin se bashkë me familje jemi në mesin e të shëruarve!

Ju falënderoj shumë për kujdesin dhe përkrahjen e treguar ndaj meje dhe familjes time. Në veçanti mirënjohje për mjekët, heronjtë tanë, të cilët po punojnë pa ndalë dhe pa kursyer edhe shëndetin e tyre, me theks të veçantë ata në Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore në organizatën ku punoj! Kujdesuni për vetën, familjen dhe të tjerët, veproni sigurt, ruajeni shëndetin!

Faleminderit,

Të dashur miq,Pas një periudhe sfiduese, të përballjes me virusin COVID-19,nga IKSHP pranova konfirmimin se bashkë me…

Publiée par Amir Gerguri sur Mardi 4 août 2020

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës…