Sherr mes grupeve në Milano, afrikanët plagosin me thika 3 shqiptarët, 18-vjeçari në gjendje të rëndë

04 qershor 2023 | 18:37

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur orë e para të mëngjesit të sotëm në Milano të Italisë. Mediet italiane raportojnë se sherri ka ndodhur mes grupeve rivale shqiptare dhe atyre afrikane.

Sherri nisi me kontakt fizik e më pas eskaloi në përdorimin e thikës nga grupi afrikano-verior, duke plagosur 3 djemtë shqiptarë. Njëri nga shqiptarët, 18-vjeç, u transportua në gjendje të rëndë në spitalin e Niguardas në Viale Gorizia të Milanos, pasi u godit me thikë në gjoks.

Dy shqiptarët e tjerë 18 dhe 17-vjeç u tansportuan në spitalet e Humanitas në Rozanno dhe Sanc Carlo për shkak të disa plagëve në shpatull. Afrikanët kanë arritur të ikin nga vendi i ngjarjes në kohën kur karabinierët kishin arritur.

Autoritetet po marrin pamjet e kamerave të bizneseve përreth për të zbardhur ngjarjen dhe për të kapur agresorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i sugjeroi opozitës, një ditë pas…