Sheshi ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë do ta mbajë emrin e Shote Galicës

10 korrik 2020 | 18:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë me dije se sheshi qëndror i zonës së re ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë, do marr emrin e heroinës tonë kombëtare Shote Galica.

“Lajm i mirë! Sapo u njoftova nga drejtori i kabinetit të Bashkisë Krujë, z. Mehmet Deliu se Këshilli Bashkiak Krujë ka marr vendimin se sheshi qëndror i zonës së re ku do strehohen familjet e prekura nga tërmeti në Fushë Krujë, do marr emrin e Heroinës tonë kombëtare Shote Galica’. Gjithashtu, do zhvendoset lapidari i vendvarrimit të saj, në qendër të lagjjes së re dhe do vendoset busti i heroinës tonë, duke i dhënë dinjitetin gruas që luftoi për kombin shqiptar!”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajm i mirë?!Sapo u njoftova nga Drejtori i Kabinetit të Bashkisë Krujë, Z. Mehmet Deliu se Këshilli Bashkiak Krujë ka…

Publiée par Ganimete Musliu sur Vendredi 10 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Kosovës, Gëzim Morina, është rikthyer në skuadrën e…