Shevchenko: E ardhmja e futbollit në Ukrainë varet nga paqja

17 mars 2025 | 14:07

“Është një vend i tërë që punon për paqen. Ne të gjithë shpresojmë për paqen. Dua të falënderoj gjithmonë djemtë dhe vajzat tona që mbrojnë kufijtë e vendit. Që po e mbajnë atë gjallë”.

Kështu është shprehur ish-fituesi i “Topit të Artë”, Andriy Shevchenko, president i Federatës së Futbollit të Ukrainës, në një intervistë për “Giornale”. “Sfida më e madhe është të sigurohemi që ndeshjet të mos ndalen, pavarësisht nga kjo luftë e tmerrshme e kërkuar nga Rusia, e cila pushtoi Ukrainën, domethënë një shtet sovran. Dhe a e dini se një ekip nga Kievi, Lokomotiv, do të marrë pjesë në Turneun Manlio Selis në Sardenjë në fund të majit, i cili është një nga më të rëndësishmit në Evropë në nivel të të rinjve? Djemtë do ta kujtojnë atë udhëtim gjithë jetën”, ka shtuar ai.

Më pas Shevchenk ka shtuar: “E ardhmja e futbollit në Ukrainë varet edhe nga paqja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urdhër-arresti qendror është lëshuar për presidentin e Republikës Srpska,…