Shevchenko: Ndaj Austrisë, vetëm për fitore

21 qershor 2021 | 15:00

“Duam të bëjmë historinë”, thotë David Alaba në prag të ndeshjes vendimtare kundër Ukrainës. Austria nuk e ka kaluar kurrë fazën e grupeve në një Evropian dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të motivuar. Ukraina është përmirësuar me Shevchenko në krye, por kanë edhe ata pikat e dobëta. Jemi më të uritur se kurrë për fitore”, ka deklaruar Alaba.

Ndërkohë, Andriy Shevchenko mendon se Ukraina e tij dhe Austria kanë të njëjtin nivel. “E dimë se si ne, ashtu edhe ata, do të luajnë duke treguar shumë kujdes për faktin se kemi pikë të barabarta. Nëse mendojmë për barazimin vështirë se do të dalim me sukses. Do të luajmë për fitore”, ka thënë trajneri i Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar…