Shevchenko zgjedhet në krye të Federatës së Futbollit të Ukrainës

25 janar 2024 | 14:20

Andriy Shevchenko është zgjedhur president i ri i Federatës Ukrainase të Futbollit. Ish-futbollisti i Dinamo Kievit, Milanit dhe Chelseat i fitoi 93 nga 94 votat e mundshme në kongres, njoftojnë mediet ukrainase.

Pra, Sheva u votua me vendim unanim të delegatëve, ndërsa ai nuk e shfrytëzoi mundësinë e votës së 94-t për veten e tij.

Legjenda ukrainase është golashënuesi më i mirë i Kombëtares së vendit të tij me 48 gola nga 111 ndeshje, ndërsa kishte luajtur për Ukrainën nga viti 1995 deri më 2012. Ai e kishte fituar Ligën e Kampionëve me Milanin në vitin 2003 dhe “Topin e Artë” në vitin pasues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ideja që është dëgjuar në Kosovë nga kryeministri Albin Kurti…