Shfaqet ariu në Gërmi, qytetari thotë se u përball me të

20 mars 2024 | 08:19

Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar sot se në parkun e Gërmisë ka parë një ari.

Ai përmes një postimi në grupin në Facebook “Network Prishtina” ka njoftuar për kujdes qytetarët.

“Pershendetje po shoh që shumë qytetar gjatë orëve të vona pe frekuentojnë Parkun e Gërmise sonte unë personalisht së bashku me një shok u përballem drejtë për së drejti me një Ari ku për fat shpetuam pa deme (posedonim mjete mbrojtse) për shkak t’natyrës së rastit njoftuam Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në kuader të Komunës se Prishtines”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se ndonëse këto raste nuk po merren parasysh qytetarët duhet të kenë kujdes të shtuar.

“E dimë se këto raste nuk merren seriozisht as nga Policia as nga Komuna kshtu qe e pash t’arsyshme me lajmru edhe këtu TË KENI KUJDES TË SHTUAR GJATË ECJES NË PARKUN GERMIA.!”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njerëzit janë duke jetuar me ajër të pastër vetëm në…