Shfaqja “Martesa”, më 16 qershor në Teatrin Kombëtar

15 qershor 2026 | 08:38

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të sjellë para publikut shfaqjen “Martesa”, me tekst të autorit Witold Gombrowicz dhe me adaptim e regji nga Norbert Rakowski.

Shfaqja do të jepet më 16 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në role interpretojnë aktorët Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dramaturge e shfaqjes është Zoga Çeta Çitaku, ndërsa në realizimin e saj kanë kontribuar edhe një ekip i gjerë artistësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë e ndërkombëtarë.

Për rezervimin e biletave të interesuarit mund të dërgojnë SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e vendeve të G7-s takohen sot në qytetin francez…