Shifra rekorde të emigrimit nga Mbretëria e Bashkuar

16 korrik 2018 | 15:11

Numri i qytetarëve të Bashkimit Evropian që kanë emigruar nga Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar, ka qenë më i larti i regjistruar ndonjëherë.

Kështu ka bërë me dije Zyra e Statistikave Kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar .

Sipas saj, 139 000 njerëz kanë ikur nga ky vend në vitin 2017.

I vetmi vit tjetër kur shifra e emigracionit ishte e lartë ka qenë viti 2008 me 134 000.

Zyra e Statistikave Kombëtare, ka theksuar se migrimi në Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja ka qenë 101 000 njerëz vitin e kaluar, që është shifra më e ulët në pesë vjet.

Të dhënat vlejnë për vitin e parë të plotë kalendarik që nga votimi për Brexit, apo për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Referendumi për Brexit është mbajtur më 23 qershor të vitit 2016. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, dhe kryetari i…