Shigjetarët përgatiten për Lojërat Mesdhetare

13 qershor 2018 | 16:53

Kombëtarja e Kosovës në shigjetari është duke vazhduar përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Ekipi i përbërë nga Ardita Zejnullahu, Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, janë duke u përgatitur me trajnerin e tyre, Fehmi Bylykbashi. Të gjithë këta do të përfaqësojnë Kosovën në sportin e shigjetarisë në “Tarragona 2018”.

Shigjetarët po përgatiten në Hotel Solid të Suharekës. “Ekipi ka filluar kampin stërvitor prej 6 qershor, në Hotel Solid, ku përveç infrastrukturës së nevojshme për sportin e shigjetarisë, ky Resort posedon edhe pishinat për notë, që është njëri prej elementeve kyçe të programit stërvitor”, thuhet në njoftimin e Federatës Shigjetare të Kosovës (FSHK). Shigjetarët do të stërviten në Solid, deri më 14 qershor, kurse gjashtë ditë më vonë (20 qershor), për shkak të orarit të garave, do të nisen të parët drejt Tarragonës së Spanjës, ku prej 22 qershor – 1 korrik mbahen Lojërat Mesdhetare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e…