Shilhavy: Nuk pranojmë të humbasim kundër Kosovës

13 nëntor 2019 | 17:43

Çekia dhe Kosova përballen nesër (e enjten) në kuadër të kualifikimeve për  Kampionatin Evropian.

Trajneri Jaroslav Shilhavy, ka thënë se çekët nuk e pranojnë humbjen ndaj Kosovës. “Ne nuk pranojmë që nesër të humbasim”, ka thënë fillimisht Shilhavy.

“Nuk kemi nevojë për motivim, pasi të gjithë e dinë rëndësinë që ka ndeshja e nesërme për ne. Gabimet që i kemi bërë në ndeshjen e parë nuk besoj që do t’i përsërisim”, ka shtuar Shilhavy.

Trajneri i kombëtares çeke foli edhe për Arbër Zenelin, i cili ka kohë që nuk ka luajtur për Kosovën.

“Ju keni lojtarë të mirë dhe keni besim në lojtarët dhe lojën tuaj. Shembull Rashica është lojtar shumë i mirë. Kam një ndjesi pozitive për ndeshjen e nesërme. Nëse ne nuk fitojmë nesër, do të shkonte huq e gjithë puna që kemi bërë. Unë e di 90 për qind se kush do të luajë nga minuta e parë nesër kundër Kosovës. Unë besoj te lojtarët dhe te të gjithë që janë afër nesh. Na kanë mbetur disa bileta pa shitur dhe besoj që do të shiten. Besoj që do të shiten të gjitha biletat dhe do ta kemi përkrahjen e madhe të tifozëve”, deklaroi trajneri i Kombëtares së Çekisë, Jaroslav Shilhavy.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Apple” dëshiron të zëvendësojë produktin e tyre më të…