Shkaku i një borxhi, plagoset një person në Prishtinë

11 korrik 2022 | 08:59

Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim vrasjeje që ka ndodhur të shtunën mbrëma në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga policia, është arrestuar i dyshuari i cili, pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi, ishte plagosur në këmbë nga i dyshuari tjetër mashkull kosovar i cili, pasi e ka kryer veprën, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në veturën e të dyshuarit njësiti policor ka gjetur dhe sekuestruar dy thika.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po vazhdon të hetohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boris Johnsoni është duke “vendosur” për një jetë të re…