Shkaku i vërtetë i krizës institucionale

21 mars 2020 | 17:41

Shkruan: Hisen Berisha

Shkarkimi i Ministrit të brendshëm Agim Veliu është shndërruar në retorikë politike reale në Kosovë.

E para është se, Agim Veliu mund të mendohet se është i sakrifikuar nga Kryeministri dhe ndoshta disa segmente të partisë për t’i mbuluar premtimet e brendshme, në qeveri dhe Parti.

E dyta, është se ai mund të shndërrohet në “hero” politik. Ai për këtë do të vijë në krye të partisë apo mund të jetë kandidati i LDK për pozita sfiduese.
Nëse Albin Kurti nuk di ta “riparoj” me Isa Mustafen situaten pas shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, atëherë ky mund të jetë fundi i Qeverisë së tij.

Qëndrimi pro shkarkimit të Ministrit të MPB, me pretekst të “shkarkimit të një ministri që po, se ishte ndesh me qëndrimin e qeverisë” ndaj iniciativës se presidentit për gjendje të jashtëzakonshme, të mbështetur edhe nga kryetari i LDK-së e që me ketë po instalonte frymën e qeverisjes me dy kryeministra, njeri oficiel dhe tjetri anësor si partner koalicioni, (model i dëshmuar dështimi në Qeverinë e parë Haradinaj), që me popullzimin demagogjik do të materializohet bindshëm nga Kurti për fitore të radhës.

Shto këtu edhe rezistencën parimore programore, për heqjen e taksës suksesivisht dhe tema si bisedimet, tani me te hequra me rezolute parlamentare nga mandati i Presidentit, koncentrimi në domenin e Kruyeministrit dhe temat popullsitë spekulative rreth tij, etj.
Kosova ka nevoje për Institucione e jo për anarki! Vetëm Serbia do dali fituese nga përçarja.

Rënja qeverisë, nga prizmi im i vlerësimit profesional e filozofik i qasjes nuk përbën ndonjë befasi. E kam gjykuar jo funksionalitetin e saj edhe si ide nisur thjeshtë nga parimi filozofik dhe shkencor.
SHBA kanë strategji të qartë për rajonin e për Kosovën si sponsorizim amerikan.
Në predispozicion të pa lakmueshëm me SHBA çështjen e taksës, bisedimet me Serbinë, defansivën në diplomaci e ndihmuar me ngutin e lëvizjes me trupën diplomatike pa siguruar zëvendësimi e tyre me pranim ndërshtetëror, temat e radhës si asociacioni etj. z. Kurti e shfrytëzoj politikisht pandeminë epidemike dhe goditi kyçin e koalicionit qeverisës. Sikur këtij shkarkimi ti kishte paraprirë shkarkimi i z. Reka për deklaratën që vije ndesh jo vetëm me vijat e kuqe të vendosura nga Parlamenti i Kosovës por edhe kundër kushtetuese, atëherë do të kuptohej si veprim parimor politik qeverisës.

Pra kriza qeverisëse me kërcënimin për rënien e saj, nuk erdhi nga rasti Veliu as shkaku i tarifes, etj. Por, është fushata elektorale në Podujevë në të cilën garojnë një kandidat i LDK, një i PDK dhe një mercenar politik nga LVV, që si duket ju ka rezultuar me një pasqyrë krejt negative për fitore nga informatat nga tereni dhe sondazhet e ndryshme.

Sondazhet e kanë nxjerrë të tretin, ndaj dhe e goditi koalicionin për tu rrezuar që të mos i humbë zgjedhjet si kryeministër. Podujeva është testi i parë i rënjes ose jo të mbështetjes! Kjo do të bënte që kurba e diagramit nga piku ku kishte arritur në gjykimin emocional elektoral, tani më të vërehet se është në rënie dhe kjo humbje e mundshme në Podujeve do ishte treguesi me praktik i kësaj dekadence rapide të mbështetjes për koalicionin qeverisës Kurti. Prandaj, është me e rikuperueshme nëse do të ndodhë nga pozita e qeverisë së rrezuar, gjoja nga një arsyetim parimor. Goditja e cilit do ministër tjetër të LDK-së, qeveria kishte mbete, qoftë edhe e zv.kryeministrit Hoti që kohë më parë kishte deklaruar mbështetjen ndaj propozimit të presidentit për gjendje të jashtëzakonshme.

Tani është e domosdoshme që të shkohet vetëm në zgjidhje kushtetuese e jo formula jashtë institucionale dhe antikushtetuese. Është në kompetencat e presidentit ta ofroj atë dhe e liderëve partiak të zotojnë zgjidhjen politike me bazë ligjore. Jemi në situatë kur Parlamenti nuk e ka humbur legjitimitetin dhe se Qeveria përkatësisht kryeministri i vendit e ka humbur mazhorancen dhe nuk mund ti rezistoj Mocionit të mosbesimit nga partneri qeverisës.

Nisur nga realiteti se për këto mbi 200 ditë qeverisje i ka befasuar për keq masën dërmuese të qyfterëve edhe jo partiak, që megjithatë kanë vlerësuar se do bëj ndryshime në politikat e brendshme që të pakten ta rregullojnë jetën e qytetarëve.
Fillimi i politikes se “masave” ndaj strukturave që mund të penalizoheshin, duke i larguar pa i përballur me ligjin dhe zëvendësimi i tyre me personel të ri, është një model i keq i zbatimit të ligjshmërisë së masave. Pritjet ishin penalizmi dhe përballja me ligjin, për dëmet e shkaktuara, e jo largimi i keqbërësve institucional si milioner në “shtetin e kapur” siç e cilësoi. Apo ishte ideja ta shkapnin shtetin për ta rikapur me keqbërës të rinj potencial nga “mësimi i nxjerrë” nga politika e masave.

Shto kësaj faktin se i ka zhgënjyer njerëzit e vet, në pamundësi të përmbushjes së premtimeve enorme elektorale, pastaj vazhdimi i betejës qeverisëse me mercenar të politikës duke emërua njerëz jashtë aktivisteve të devotshëm e meritor të LVV, si Blerim Reka, Haki Abazi për të cilët në dimensionin profesional, njerëzor dhe atë miqësor personal, meritojnë respekt etj. Apo mos përfshirja në institucione e pozita ministrore të askujt nga Gjakova edhe pse i dha LVV në zgjedhjet e fundit pesë deputet. Kryeministri e pa të udhës ti përfaqësoj me asnjë ministër.
Pra, edhe pse Mimoza Kusarit i atribuohet fitorja e bujshme, edhe ajo u zëvendësua me znj. Nagavci, pa asnjë kredi për Gjakovën dhe as fitoren e LVV në Gjakovë.

Në ketë pakënaqësi të krijuar, pandemia epidemike i ka ra Kurtit si “time out” për ta goditur koalicionin dhe shpëtuar atë që mbetet për tu rikuperuar duke shkuar mundësisht në zgjedhje sa më shpejte. Çdo ditë e qëndrimit në qeveri nuk e ndal kurben në rënie të mbështetjes dhe shkallen në rritje të pakënaqësive, zhgënjimit dhe dëshpërimit të masës votuese.

Tani po vazhdon luftën me lojtaret e qeverisë nga ministrat përkatës dhe zëra të pandërgjegjshëm të strukturave të udhëheqjes partiake nga skalioni i personave me mungesë integriteti personal, profesional dhe moral.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shkak të gjendjes pandemike, Qendra Korrektuese Dubravë, ka marrë…