Shkarkohet Bordi drejtues i Telekomit te Kosovës

19 shkurt 2020 | 16:28

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shkarkuar Bordin Drejtues të Telekomit të Kosovës.

Kjo u bë me propozim të Ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

Ajo tha se kjo ndërmarrje publike është në gjendje të rëndë financiare derisa ka kërkuar veprimin e menjëhershëm të Qeverisë.

“Ndërmarrja publike është në gjendje të rëndë financiare ndodhet në prag të falimentimit duke rrezikuar shërbimet, pronën publike. Si ministre përgjegjëse konstatoj veprimin e qeverisë. Shkarkohet bordi i drejtorëve i ndërmarrjes Publike të Telekomit, shfuqizohen vendimet e 29 marsit”, ka deklaruar Hajdari, derisa dha edhe arsyet se pse duhet të shkarkohen.

“Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Agim…