Shkarkohet zyrtari i Auditimit të Brendshëm në Postë

10 gusht 2020 | 17:24

Blerim Krasniqi është shkarkuar sot nga pozita e zyrtarit të Auditimit të Brendshëm në Postën e Kosovës, ndërsa në vend të tij është emëruar Mimoza Vila.

“Komisioni Auditimit të NP “Posta e Kosovës”, sot ka mbajtur takimin e radhës dhe ka marrë këto vendime:   Shkarkohet nga detyra z. Blerim Krasniqi nga pozita e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm të NP “Posta e Kosovës” Sh.A.  Është emëruar në pozitën e Zyrtarit të Auditimit të Brendshëm si ushtruese e detyrës znj. Mimoza Vila”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

 

(A.M/ Epoka e re)  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi tha më 10…